Presidenti Erdogan do të zhvillojë një turne vizitash zyrtare në Afrikë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të zhvillojë vizitë zyrtare në shtetet afrikane Algjeri, Mauritani, Senegal dhe Mali.

Sipas njoftimit nga Qendra e Shtypit e Presidencës së Turqisë, Erdoğan në kuadër të turneut afrikan mes 26 shkurt dhe 2 mars, do t’i vizitojë Algjerinë, Mauritaninë, Senegalin dhe Malin.

Me rastin e vizitave Presidenti Erdoğan, në takimet e tij me homologët dhe në mes të delegacioneve, pritet që të trajtohen marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi me shtetet në fjalë në të gjitha aspektet, ndërsa të shkëmbehen mendime rreth zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Erdoğan, Algjerinë me të cilën Turqia ka lidhje të forta historike në Afrikë dhe një ndër partnerët e rëndësishëm ekonomik, do ta vizitojë për herë të dytë si president.

Pas Algjerisë, Erdoğan më 28 shkurt të mërkurën do të zhvillojë vizitë në Mauritani vend në Afrikën nënsahariane, ku pas kësaj do të kalojë në Senegal, me të cilin marrëdhëniet bilaterale janë në të shkëlqyera.

Stacioni i fundit i turneut do të jetë Mali.

Në njoftim gjithashtu është theksuar se vizita e presidentit Erdoğan në Mauritani dhe Mali ka rëndësi historike, për shkak se do të jetë vizita e parë zyrtare e një presidenti nga Turqia në këto vende.

Në kuadër të vizitave në Algjeri dhe Senegal do të mbahen gjithashtu forume biznesi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit