Ballina Bota Presidenti Erdogan nesër takim me homologun Putin

Presidenti Erdogan nesër takim me homologun Putin

28
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nesër do të zhvillojë vizitë njëditore pune në qytetin Soçi të Federatës Ruse.

Qendra për shtyp e Presidencës së Turqisë ka bërë një deklaratë në lidhje me vizitën që do të zhvillohet ditën e nesërme nga presidenti Erdogan në Rusi.

Në lidhje me vizitën e presidentit turk në deklaratën thuhet se “Presidenti Erdogan në kuadër të vizitës do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentit e Rusisë, Vladimir Putin. Në kuadër të programit parashikohet që të zhvillohet një takim mes delegacionesh me pjesëmarrje nga ministrat dhe zyrtarë të të dy vendeve.”

Gjithashtu theksohet se gjatë takimeve do të diskutohet për politikën, ekonominë, energjinë dhe marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi dhe do të shkëmbehen idetë rreth disa çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale, kryesisht për Sirinë./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here