Presidenti Erdogan takon Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Takimi, i cili zjgati 35 minuta, u zhvillua në Aeroportin Esenboga të Ankarasë, pak para se presidenti Erdogan të niset për vizitë zyrtare në Moldavi.

Erdogan u shoqërua nga ministri i Jashtëm Mevlut Çavushoglu, kreu i Inteligjencës Turke (MIT), Hakan Fidan, dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Pompeo pritet të zhvillojë takim edhe me homologun turk Çavushoglu.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit vjen pasi ai dje vizitoi Arabinë Saudite në lidhje me zhdukjen e gazetarit të “Washington Post”, Khashoggi. Ai u takua me mbretin saudit Selman bin Abdulaziz, Princin e Kurorës Muhammed bin Selman dhe ministrin e Jashtëm Adel al-Jubeir.

Pompeo përsëriti shqetësimet e SHBA-ve në lidhje me rastin dhe vuri në dukje rëndësinë e procesit të hetimit.

“Do të vazhdojmë kontaktin e afërm me zyrtarët turq dhe sauditë, deri sa të kryhet hetimi dhe të njoftojnë rreth gjetjeve”, tha Pompeo, duke treguar se presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga ai që të vizitojë Turqinë.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Erdoğan takon Sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit