Presidenti Erdogan zhvillon bisedë telefonike me presidentin Rouhani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani.

Sipas informatave të marra nga burimet presidenciale, në këtë bisedë telefonike përveç gjendjes së fundit në Siri janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe.

Duke vënë në dukje se Turqia që nga fillimi ka një qëndrim të qartë në lidhje me përdorimin e armëve kimike, presidenti Erdogan ka theksuar se aktualisht është e rëndësishme t’i shmanget përshkallëzimit të tensioneve dhe që ngjarjet të vlerësohen nga konteksti i tyre.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta të Turqisë, Iranit dhe Rusisë në kuadët të procesit të Astanës, për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të krizës.

Në takim poashtu u shpreh gatishmëria për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Turqisë./Rtv Islam/