Presidenti francez vizitë në Australi, në fokus mbrojtja

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot arriti në Australi në një vizitë tre ditore për të kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve për çështjet e sigurisë.

Udhëtimi i Macron-it do të ketë në fokus të fortë mbrojtjen, pasi Grupi Detar (ish DCNS), një kompani shtetërore franceze, në vitin 2016 fitoi ofertën për të ndërtuar nëndetëse për marinën australiane në një marrëveshje me vlerë prej 50 miliardë dollarë australianë (37 miliardë dollarë amerikanë)

Projekti lidh të dy vendet në një partneritet për më shumë se 50 vjet nëpërmjet ndërtimit dhe mirëmbajtjes së nëndetëseve.

Nëndetëset do të ndërtohen në Australi, ndërsa do të lançohen në vitin 2027.

Zyra e presidentit francez theksoi se Franca e konsideron Australinë një partner kyç në sigurimin e sigurisë detare në Oqeanin Indian dhe Paqësor dhe kundër fuqisë zgjeruese të Kinës.

Franca ka disa territore jashtë shtetit dhe një total prej 8.000 ushtarakë të bazuar në rajon.

Macron, i cili sapo është kthyer nga një vizitë shtetërore në Washington, do të mirëpritet nga kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull dhe gruaja e tij. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit