Presidenti i Brazilit konsideron emërimin e djalit si ambasador në SHBA

Mos i humb

Presidenti i Brazilit tha se po konsideron mundësinë për të caktuar djalin e tij si ambasador në SHBA, në përputhje me lidhjet më të fuqishme me Washingtonin që kur ai mori mandatin e presidentit.

Lideri i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro u tha gazetarëve se djali i tij Eduardo do të ishte person “i përshtatshëm” dhe se është “i kualifikuar me përsosmëri” për të shërbyer në Washington, shkruan e përditshmja spanjolle El Periodico.

Eduardo Bolsonaro tha se do të pranonte “çdo mision” të ofruar nga babai i tij, duke shtuar se akoma nuk është bërë një kërkesë formale ndaj tij për të marrë nën udhëheqje ambasadën në Washington.

Bolsonaro, i cili ndjek hapat ideologjikë të babait të tij dhe është një këshilltar joformal për politikë të jashtme i presidentit, do të duhet të japë dorëheqje nga Dhoma e Deputetëve nëse e pranon pozitën e ambasadorit.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, Bolsonaro fitoi ulëse në kuvend me një diferencë historike.

Jair Bolsonaro, i cili ka një karrierë ushtarake dhe që është i njohur për politikat pro-amerikane, fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar duke u mbështetur në retorikën e tij të fuqishme ndaj krimit dhe korrupsionit.

Në sinkronizim me politikën amerikane, Bolsonaro po ashtu ka mbështetur opozitën në Venezuelën fqinje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit