Presidenti i Filipineve ofron të injektohet me vaksinën ruse kundër COVID-19

Mos i humb

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar që të jetë personi i parë që injektohet me vaksinën e Rusisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19), e cila pretendohet se është antitoksina e parë e regjistruar kundër pandemisë.

“Unë mund të jem i pari me të cilin ata mund të eksperimentojnë. Besoj se vaksina që keni prodhuar është me të vërtetë e mirë për njerëzimin”, tha Duterte në një konferencë për media.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se vaksina e zhvilluar nga Instituti Gamaleya ofroi “imunitet të qëndrueshëm” kundër koronavirusit.

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha se planifikojnë të fillojnë një vaksinim masiv në muajin tetor.

Ndërkohë, zyra e presidentit Duterte tha se vaksina e ofruar nga Rusia “do t’i nënshtrohet “rishqyrtimit” nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Filipineve dhe se ata ishin të gatshëm të bashkëpunojnë në provat e vaksinave, si dhe në furnzimin dhe prodhimin e saj.

Vendi arkipelag, Filipinet, deri më tani ka regjistruar 139.538 infeksione të koronavirusit, përfshirë 2.312 vdekje.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi nga Rusia të ndjek udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit