Presidenti i Meksikës falënderon Turqinë për ndihmat

Mos i humb

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, në një letër dërguar Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), falënderoi Turqinë për ndihmat e ofruara për shtetin e tyre të prekur nga tërmeti i muajit shtator.

Në një deklaratë nga TIKA njoftohet se në letrën e Niteos thuhet se mbështetja e dhënë nga TIKA pas tërmetit ka bashkuar popujt e të dy shteteve.

Duke shprehur falënderimet për Turqinë, Nieto në letrën e tij është shprehur se këto ndihma janë një bujari që meksikanët nuk do ta harrojnë kurrë.

TIKA ende pa kaluar 24 orë prej tërmetit të ndodhur më 7 shkurt në Meksikë, kishte dërguar pako me ndihma për nevojtarët në rajon.

Duke arritur në pika të krizës të formuara nga organizatat humanitare qeveritare dhe Kryqi i Kuq Meksikan, TIKA ka identifikuar nevojat në rajon dhe kishte përgatitur pako me produkte higjienike dhe mjete për punimet e kërkim shpëtimit. Pakot e ndihmave ishin dorëzuar tek personat në nevojë në kryeqytetin Meksiko dhe në 40 kilometra në jug të Xochimilco-s. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit