Presidenti i ri i Kolombisë Ivan Duque nis detyrën

Mos i humb

 

President i Kolumbisë i zgjedhur rishtazi, Ivan Duque, ka filluar detyrën duke u betuar.

Për Duque-n, i cili është 42 vjeçar është presidenti më i ri në historinë e 70 viteve të fundit të Kolombisë, u organizua një ceremoni inaugurimi me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë shtetëror prej 17 vendeve, prej të cilëve 10 presidentë.

Ai në fjalimin e tij në ceremoni tha se qëndrimi i tij ndaj grupeve kriminele, trafikantëve të drogës dhe grupeve tjera të armatosura dhe rebelë do të jetë i ashpër.

Duque gjithashtu duke komentuar rreth marrëveshjes për paqe të arritur me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) premtoj se do të bëjë “përmirësime”. “Do të bëjmë përmirësime për t’u siguruar se pas një përleshje e cila ka shkaktuar vdekjen e të paktën 260 mijë personave, zhdukjen e rreth 60 mijë dhe zhvendosjen e miliona personave në Kolumbi, viktimat të arrijnë deri tek e vërteta, drejtësia dhe kompensimi”, tha Duque.

Ivan Duque në zgjedhjet presidenciale të 17 qershorit, në raundin e dytë fitoi 53,98 për qind të votave me ç’rast u zgjodh president i vendit, ndërsa kundërshtari i tij Gustava Petro kishte mbetur në 41,81 për qind.

Ish-presidenti Juan Manuel Santos dhe Lideri i FARC, Rodrigo Londono më 26 shtator 2016 në qytetin Cartagena kishin nënshkruar marrëveshjen paqësore duke u veshur me të bardha, ndërsa referendumi kishte rezultuar me “jo”.

Pas ndryshimeve të bëra palët më 12 tetor 2016 në Havana arritën sërish marrëveshje dhe më 24 nëntor në Teatrin historik Colon në kryeqytetin Bogota ishte nënshkruar marrëveshja.

Në kuadër të marrëveshje paqësore të arritur me FARC, më 21 korrik 8 ish-guerilë duke u betuar në kongres kishin hyrë në jetën politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit