Presidenti i Zvicrës në qershor viziton Kosovën

Mos i humb

Alain Berset, president i Zvicrës në qershor do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas Thaçit, nga Seuli të Koresë Jugore për në Munih të Gjermanisë ka fluturuar bashkë me presidentin e Zvicrës dhe atë të Holandës Mark Rutte.

“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte. Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit