Presidenti Ivanov uron komunitetin turk në Maqedoni

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar një letër urimi qytetarëve të përkatësisë etnike turke në vend, me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni.

Në urimin e tij, presidenti Ivanov nënvizon se njëri nga parakushtet kryesorë për ruajtjen dhe kultivimin e traditës, është mundësia e arsimit në gjuhën amtare, duke vënë në dukje se në Maqedoni jetojnë popuj të cilët kanë karakteristikat e tyre gjuhësore dhe kulturore.

“Shënimi i kësaj feste paraqet një simbol të respektit të Maqedonisë për popullin turk, kulturën dhe identitetin e tij. Të jetuarit së bashku, duke respektuar këto dallime kulturore, na bëjnë që të kontribuojmë në forcimin e shoqërisë dhe në ndërtimin e një jete m të mirë për të gjithë”, thotë Ivanov, sipas të cilit, gjithë kjo reflekton marrëdhëniet e mira që ka vendi me Turqinë.

“Kjo ka të bëjë edhe në raportet tona me Turqinë, shtet ky një partner shumëvjeçar strategjik i Republikës së Maqedonisë, për çka flasin takimet e shumta dhe projektet e realizuara”, thuhet në urimin e presidentit të Maqedonisë, me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni.

Mbrëmë Ivanov, organizoi një pritje në rezidencën presidenciale në Shkup, ku morën pjesë studentë të shumtë dhe mësues nga qytete të ndryshme të vendit, që ndjekin mësim në gjuhën turke./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit