Presidenti kinez thirrje për mobilizim ndërkombëtar në luftën kundër Covid-19

Mos i humb

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e luftës ndërkombëtare kundër epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) dhe ka deklaruar se “Rritja e bashkëpunimit mes vendeve, veprimi në unitet janë bërë tashmë domosdoshmëri për komunitetin ndërkombëtar.

Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Xinhua, mësohet se presidenti kinez Jinping në një fjalim në takimin e jashtëzakonshëm të vendeve G20 ku mori pjesë nëpërmjet telekonferencës, duke iu drejtuar liderëve botërorë ka bërë thirrje për mobilizim ndërkombëtar në luftën kundër Covid-19.

Duke e cilësuar “armik të njerëzimit” koronavirusin e përhapur në të gjithë botën pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës, Jinping tha se “Komuniteti ndërkombëtar duhet të rrisë bashkëpunimin gjithëpërfshirës mes vendeve dhe të krijojë një sinergji më të madhe në mënyrë që njerëzimi të mund të fitojë luftën kundër Covid-19”.

Presidenti kinez vuri në dukje nevojën për krijimin e mekanizmave brenda G20 dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të përmirësuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në lidhje me virusin dhe përpjekjet për zhvillimin e ilaçit dhe vaksinës si dhe për çështjen e karantinës dhe masave për të parandaluar përhapjen ndërkufitare.

– Koordinim ekonomik

Jinping tha se epidemia ndikon negativisht ndaj ekonomisë në të gjithë botën, ka mbyllur në shtëpitë e tyre qindra miliona njerëz dhe ka zvogëluar kërkesën dhe prodhimin. Presidenti kinez vuri në dukje se në koordinim vendet duke përcaktuar poltikat e tyre makro-ekonomike duhet të parandalojnë që ekonomia botërore të hyjë në recesion.

Ai vuri në dukje rëndësinë e mbrojtjes së zinxhirit të furnizimit global. “Me këtë qëllim, Kina për të vazhduar stabiltietin në ekonominë botërore do të vazhdojë duke rritur kërkesën e saj në tregun botëror për produktet e lëndës së parë të ilaçeve, produkteve që nevojiten dhe të produkteve të tjera”, tha Jinping.

– Në Kinë janë shënuar 55 raste të reja

Në Kinë ku është shafaqur Covid-19, vërehet se me karantinën e zbatuar dhe masat e marra brenda vendit është vendosur në masë të madhe nën kontroll epidemia.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, është bërë e ditur se në vend në 24 orët e fundit janë konfirmuar 55 raste të reja dhe se kanë vdekur 5 persona. Ndërsa nga këto raste të reja vetëm një është me burim nga brenda vendit, ku 54 rastet e tjera thuhet se burojnë nga jashtë vendit.

Deri më sot në vend janë shënuar 81.340 raste ndërsa 3.292 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit