Presidenti Meta gjendet në Kosovë për ngushëllime në familjen Haradinaj

Mos i humb

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, po qëndron tek familja Haradinaj në Gllogjan, pas ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt.

Meta ka shkuar për t’i shprehur ngushëllimet e tij familjes Haradinaj

Edhe sot gjatë ditës Meta tha se Hilmi Haradinaj ishte burrë i atdhedashurisë dhe që dha shumë për Kosovën.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.

Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.

Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!”, ka shkruar Meta.

Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë mbrëmë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit