Presidenti Meta: Gjuha shqipe dhe ajo arbëreshe të mësohet në shkollat shtetërore italiane

Mos i humb

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin. Ai ka thënë...

Pas armëpushimit të festave, vriten 7 pjesëtarë të forcave afgane nga talebanët

Të paktën 7 pjesëtare të forcave afgane të sigurisë u vranë në një sulm të talebanëve, që është sulmi i parë pas...

Rusia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19

Numri i të vdekurve në shkallë vendi nga virusi është rritur në 3.807. Ndërkohë, numri i të shëruarve është gjithashtu më i...

Kurti uron Fitër Bajramin në veçanti për mërgimtarët që nuk patën mundësi të vijnë sivjet në shtëpitë e tyre

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajramit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadrin e vizitës së punës në rajonin e Puljas në Itali, zhvilloi një takim me eurodeputetin Mario Furore, senatoren Gisella Naturale dhe deputetët italianë Giorgio Lovecchio, Rosa Menga, Marialuisa Faro, Antonio Tassi dhe Carla Giuliano.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Kazalvekios, z.Noe Andreano, Presidenti Meta dhe përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike në Parlamentin Italian, ndanë ide të vyera për forcimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.

Presidenti Meta theksoi se një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet popujve tanë, janë komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit i inkurojoi deputetët italinë për të dhënë mbështetjen e tyre për aplikimin e plotë të ligjit italian për minorancat kulturore, me qëllim që gjuha shqipe dhe ajo arbëreshe të mësohen në zonat ku këto komunitete jetojnë.

“Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, të mbrohet dhe promovohet. Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh brez pas brezi duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne do ta mirëprisnim aplikimin e duhur të ligjit italian për minorancat kulturore, me qëllim që ajo të mësohet në shkollat shtetërore italiane në të gjitha krahinat ku jetojnë arbëreshët. Me rëndësi është  gjithashtu që edhe fëmijët e komunitetit më të ri shqiptar në Itali të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe në institucionet arsimore italiane”, theksoi Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zvicër: Prej sot lejohen tubimet me deri 30 persona

Në fundjavën e Rrëshajëve, pra, duke filluar nga sot, rregulli që ndalonte grumbullimin e më shumë se 5 personave, do t`i takojë...

Hajdari: Të punojmë pa pushim, të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrihet kompromisi

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende...

VV nis peticion për zgjedhje të reja, paralajmëron veprime në seancën e votimit të qeverisë

Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, ku kanë bërë të ditur hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin pas verdiktit...

Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si...

Maqedoni e Veriut, 5 të vdekur dhe 35 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan pesë raste të vdekjes nga virusi, me çka numri i...