Presidenti Meta vizitë në Marsejë

Mos i humb

Kreu i shtetit Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Marsejë, ku u takua me Presidentin e Këshillit Rajonal të Provence-Alpes-Cotes d’Azur (PACA), Renaud Muselier.

PACA, si një qendër e fuqishme për Francën, por dhe Mesdheun, Meta përmendi disav fusha bashkëpunimi si infrastruktura bregdetare, shfrytëzimi dhe menaxhimi i kësaj pasurie të vijës bregdetare shqiptare, mjedisi dhe mbrojtja e tij, turizmi, arsimimi dhe përgatitja profesionale, shkëmbimi i përvojave, etj.

“Një nga aspektet kryesore të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Rajonit PACA do të ishte rritja e kapaciteteve të njerëzve tanë në përgatitjen e projekteve për të thithur fonde të Bashkimit Europian, dhe kontributi e ndihmesa juaj e vyer, si dhe ndarja e përvojës pozitive do të ishte tepër e vlerësuar në këtë drejtim.” – u shpreh Presidenti Meta.
Kreu i shtetit shqiptar tha më tej se rajoni i Mesdheut ka potenciale të jashtëzakonshme, të cilat mund të shfrytëzohen nga vendet e këtij rajoni për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Presidenti i Rajonit PACA e cilësoi vizitën e Presidentit Meta si një tregues mjaft domethënës dhe ilustrues të nxitjes së këtyre marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit të punës mbi partneritetin me drejtues të Rajonit PACA, me praninë edhe të Drejtores së Portit të Marsejës Christine Cabau-Woerhel, Presidenti i Republikës pasi u njoh me funksionimin e Portit dhe veprimtarinë e shumëllojshme të tij duke e quajtur “universitet më vete, edhe gjeo-politik, edhe gjeo-ekonomik”, vuri në dukje se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe diplomatike dëshirojmë t’i forcojmë, t’i zgjerojmë e t’i lulëzojmë edhe më tej.

“Ne duam ta bëjmë edhe më të spikatur dimensionin tonë mesdhetar.” – u shpreh Presidenti Meta.
Presidenti i Republikës i siguroi pjesëmarrësit se “do të gëzojnë mbështetjen e plotë për çdo nismë të mundshme që do të ndërmarrin për çështje dhe projekte me interes për Mesdheun”.

Presidenti Meta, i shoqëruar nga Presidenti i Këshillit Rajonal Muselier, Presidentja e Portit Cabau-Woerhel, Ambasaadorja e Francës në vendin tonë Christina Vasak si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Dritan Tola vizitoi Portin e Marsejës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit