Presidenti rus Putin nesër në Serbi, temë e diskutimit edhe Kosova

Mos i humb

Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin më 17 janar dhe Kosova do të jetë pjesë e bisedimeve të tij me kreun e shtetit serb, Alekasandar Vuçiç.

70.000 vetë pritet t’i urojnë mirseradhjen Putinit në kryeqytetin e Serbisë, ku shefi i Kremlinit do të ndalojë edhe në katedralen e Shën Savës. Një mikpritje e tillë organizohet, sipas Tanjug, nga sektori joqeveritar dhe organizata patriotike, megjithatë mbështetjen e saj do ta japë dhe partia në pushtet, SNS.

Plani është që pjesëmarrësit të mblidhen në Sheshin e Republikës e pastaj të marshojnë deri te katedralja, në mënyrë që të mbërrijnë atje në të njëjtën kohë me liderin rus.

Kjo është mënyra e tyre për të treguar respekt ndaj numrit një të Rusisë dhe mirënjohje për mbështetjen që vendi më i madh sllav i jep integritetit territorial të Serbisë, në arenën ndërkombëtare, shkruajnë media serbe./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit