Presidenti Thaçi: Agim Ramadani ishte njeri i vizionit politik dhe i vendosur për luftë

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në Manifestimin Tradiconal “Ditët e Shqipes” për nder të Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” , ka kujtuar Betejën e Kosharës , si një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, shprehu admirimi të veçantë për vizionin dhe trimërinë e  Komandatit  të Brigadës 138 , Agim Ramadani.

“Dy ditë më parë me nderime të larta institucionale u shënua përvjetori i 19 i Koshares. Kosova kishte hyrë në fazën përfundimtare të çlirimit. UÇK—së iu  kishin bashkuar jo vetëm pjesëtarë nga Kosova por edhe nga diaspora. Beteja e Koshares dhe ajo e Pashtrikut, treguan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e gatshme për operacione të mëdha ushtarake. U arrit dëbimi u ushtrisë serbe dhe shembja e gurit të kufirit. Shembulli i komandatit Adem Jashari ishte përcjellë edhe tek komandantet tjerë”, u shpreh Presidenti Thaçi, duke kujtuar kështu edhe takimin e parë me komandantin e Brigadës 138 , Agim Ramadanin.

“Me Agim Ramadanin u takova disa herë, ai ishte njeri i vizionit politik, njeri i artit, ishte pa parti. Qëllimi i tij ishte i qartë. Me herët kisha dëgjuar nga miqtë e përbashkët për të. Ishte i vendosur për luftë, sepse e shihte si të vetmen alternativë. Me Xhemajl Fetahun  u takova shpesh, ku do që ishte bashkonte dhe ofronte njerëzit pa dallime politike”, tha Thaçi, raporton Kosova Post.

Presidenti Thaçi, ndërkaq tha se Jemi krenar që i përkasim brezit që çliroi Kosovën, duke vënë në pak se për këtë periudhë kohore nga lufta e këndej  Kosova ka përparuar. “ Brenda këtij harku kohor Kosova ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm. Qytetarët tanë dhe shteti i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë kanë qëllimin e integrimeve euroatlantike”,  u shpreh Presidenti Thaçi. Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit