Presidenti Thaçi fsheh ndryshimin e kufijve me “korrigjim të lehtë”

Mos i humb

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë, por së fundi ka zbutur diskursin, duke përmendur korrigjimin “e lehtë”.

Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë thonë se kjo është lojë me fjalë e kreut të vendit, pasi që ideja është e njëjtë dhe ekziston rreziku që “Kosova me lehtësi t’i humbë dy-tri komuna në veri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili verën e kaluar kishte dhënë idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë, po vazhdon të qëndrojë prapa idesë së tij, por duke e zbutur diskursin.

Në një debat me ekspertë të Ballkanit në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në Washington, presidenti Thaçi ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të përfshijë edhe korrigjimin “e lehtë” të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta zëri.

“Njëra nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë…kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë. Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhej të ishte e pranueshme”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit