Presidenti Thaçi nga SHBA-të komenton marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Mos i humb

Presidenti Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë marrëveshjet e arritur nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.

Thaçi ka komentuar mbledhjen e këtyre dy qeverive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po gjendet për një vizitë zyrtare.

Ai, ka thënë se takimet e tilla mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë kanë rol të veçantë në interesat strategjike të të dyja shteteve.

Ndërsa vendimet e sotme të marrëveshjeve Thaçi i konsideron hap progresiv drejt arritjes së rrugëtimit euroatlantik.

Postimi i plotë:

Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona.

Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian.

Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian. HTH

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit