Presidenti Thaçi paralajmëron “luftë” për kufirin Kosovë-Serbi

Mos i humb

 

 

 

Do të jenë rreth 400 km që do caktojnë vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, këtë e ka konfirmuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili beson se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar,  sepse siç tha ai Kosova e ka të vështirë të merret vesh me Serbinë për kufijtë.

‘Unë nuk jam i interesuar për konflikt të ri me Serbinē, por për paqe, jo me sjellje emocionale as tone nacionaliste, por përgjegjësi të lartë dhe bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtar. Çështja e kufirit Kosovë-Serbi do të jetë në tavolinë. Ne duhet ta konsolidojmë shtetin dhe ky proces do të përmbyllet mirë. Kosova dhe Serbia kufi shtetëror nuk kanë pasur kurrë. Unë kam besim të plotë në ekspertizën e miqve tanë ndryshe ne e kemi vështir të merremi vesh me Serbinë për kufijtë, pra beteja zhvillohet në tavolinë’,  tha Thaçi duke siguruar se Kosova nuk lejon cenimin e integrimit të territorit të saj.

‘Nuk lejojmë asnjë milimetër e Kosovës të cenohet’ tha Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit