Ballina Islam Prifti Behira thotë se Muhammedi (sal Allahu alejhi we selem) është më...

Prifti Behira thotë se Muhammedi (sal Allahu alejhi we selem) është më i madhi i njerëzimit!

80
0
SHPËRNDAJE

Prifti Behira thotë se Muhammedi (sal Allahu alejhi we selem) është më i madhi i njerëzimit!

Udhëtimi për në Sham dhe takimi me priftin Ebu Talibi do të shkonte për tregti me një vargan të Kurejshve deri në Sham (Siri). Muhamedi në atë kohë ishte dymbëdhjetë vjeç. Dikush ka thënë se ishte dymbëdhjetë vjeç e dy muaj dhe dhjetë ditë.

Ebu Talibi nuk duronte dot që të largohej nga Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Nga dhembshuria që kishte për të, e mori me vete. Kur vargani arriti afër qytetit Basra, në kodrat e Shamit, u doli përpara një nga priftërinjtë e mëdhenj të krishterëve, që quhej Behira.

Ai hyri midis varganit, shkoi te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e mori për dore dhe i tha: “Ky është më i madhi i njerëzimit. Ky është i dërguari i Zotit të botëve. Këtë e dërgon Allahu mëshirë për të gjithë botët.”

Ata që qenë aty, e pyetën: “Ku e di ti këtë?” “Kur ju dolët prej qafës së malit,- tha prifti, nuk mbeti gurë e dru pa rënë në sexhde. E, gurët e drurët bëjnë sexhde vetëm për profetët. Unë, e njoh atë, sepse ka vulën e profetësisë pas shpine, nën shpatull.

Ajo është sa një mollë; e kemi të shkruar në librat tanë.” Pastaj, prifti Behira i nderoi ata me mikpritjen e tij. Ai i tha Ebu Talibit që ta kthente Muhamedin dhe të mos shkonte me të në Sham, sepse kishte frikë mos i ndodhte gjë nga jehudinjtë dhe romakët. Ebu Talibi e ktheu Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Mekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here