Prifti suedez që shkroi për muslimanët: Mora mesazhe pozitive nga shqiptarët

Mos i humb

Prifti suedez Stefan Lindquist, i cili kohë më parë u bë viral në rrjetet sociale më një postim mbi bujarinë e muslimanëve, mori mesazhe mbështetjeje nga shumë shumë vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Lindquist muajin e kaluar shkroi në llogarinë e tij në Facebook postimin me titullin “Sa të rrezikshëm janë muslimanët” për t’i njoftuar suedezët për dashurinë dhe dhembshurinë e një pjese të madhe të muslimanëve, i cili u shoqërua me komente pozitive në shumë vende.

Televizioni shtetëror suedez SVT raportoi një lajm me titullin “Stefan përgëzohet në Turqi dhe Shqipëri për postimin e tij”, i cili u prit me interesim të madh në tërë botën.

Prifti suedez Lindquist pranoi mesazhe të shumta mbështetjeje nga Shqipëria, Turqia, Rusia dhe bota arabe, posaçërisht pas lajmit të Agjensisë Anadolli mbi postimet e tij.

Duke folur për Agjensinë Anadolli në lidhje me pëlqimet e shumta në botë për postimet e tij dhe mesazhet mbështetëse, Lindquist tha se ndihet shumë i lumtur që shkrimi i tij pozitiv për muslimanët është përhapur në botë.

“Falënderoj AA-në që ky mesazh arriti te miliona njerëz, sepse pas lajmit të Agjensisë Anadolli, unë mora shumë mesazhe pozitive nga Turqia, Shqipëria, Rusia dhe bota arabe”, tha Lindquist.

Ai njoftoi se postimi i tij ka marrë 21 mijë pëlqime në median sociale dhe është shpërndarë pesë mijë herë. “Në përgjithësi, unë mora mesazhe pozitive dhe vlerësuese. Megjithatë, kishte edhe mesazhe negative”, shtoi prifti suedez.

Lindquist vuri në dukje se ka marrë oferta nga shumë shtete për t’i shpalosur idetë e tij në lidhje me Islamin.

“U gëzova dhe u nderova nga ofertat, por nuk i pranova. Unë do të vazhdojë t’i shpalos mendimet e mia për muslimanët në median sociale”, u shpreh Lindquist.

– Postimi i priftit Lindquist

Lindquist në postimin me titullin “Sa të rrezikshëm janë muslimanët?” të cilën e shpërndau në median sociale dy javë më parë është shprehur:

“Një musliman më solli një vezë të freskët. Një tjetër ma pyeti hallin. Ndërsa një tjetër më ofroi të më çojë me automjetin e tij deri në vendin që do të shkoja pasi automjetin tim e kam në servis. Njoh një musliman që dërgon ushqim në shtëpinë e shokut të tij që nuk ka të holla. Me të vërtetë, muslimanët janë njerëz të rrezikshëm dhe përjashtues”.

“Unë absolutisht nuk besoj se një suedez do t’i japë dikujt vezë pa i kërkuar të holla. Cili suedez me javë i dërgon ushqim shokut të tij që nuk ka të holla? Muslimanët me të vërtetë janë shumë të rrezikshëm”, ka thënë Lindquist, duke i krahasuar muslimanët dhe suedezët.

Lindquist në postimin e tij vazhdonte: “Nuk e di, por tani ne suedezët duhet t’i hapim sytë dhe t’i shohim të vërtetat. Vërejta se kam miq muslimanë shumë të sjellshëm dhe bujarë. Shumica prej tyre kanë zemër të mirë që nuk e kam parë te një suedez. Nuk ndjeva urrejtje tek asnjëri. Sipas meje, është e rëndësishme se si silleni me njerëzit. Nëse i pranoni njerëzit dhe i përfshini në jetën tuaj, do të shihni dashuri. Por ne e shohim shumë që në ditë disa minuta të thirret ezani nga altoparlantët”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit