Prindërit e prekur nga kjo sëmundje, dëmtojnë shëndetin fizik të fëmijëve

Mos i humb

Depresioni i prindërve ndikon negativisht tek fëmijët jo vetëm në periudha afatshkrutra, por pasojat mund të jenë edhe afatgjata në shëndetin fiizk dhe mendor të fëmijës.

Mjekët ende nuk kanë arrtiur një konkulzion për lidhjen mes depreisonit të prindërve dhe shëndetit të fëmijës, por hulumtimet e deritanishme tregojnë se sjelljet depresive dëmtojnë qelizat e fëmijëve.

Si ndikon stresi tek qelizat: Sipas një studimi që u është bërë teleomerëve të fëmijëve shpjegohet ndikimi i stresit në qelizat e njeriut. Telomerët janë të vendosura në fund të ADN-së dhe mbrojnë kromozomet. Ato kanë një gjatësi të caktuar dhe sa më shumë të shkurtohen aq më negative janë pasojat për shëndetin.

Shkurtimi, që do të thotë dëmtimi i tyre shkakton probleme kardiovaskulare, diabet, kancer, obezitet e një sërë sëmundjesh të tjera. Një nga faktorët kryesorë që përshpejton dëmtimin e tyre është stresi psikologjik. Trupi i njeriut reagon ndaj steresit duke prodhuar kortizol, i cili ndikon tek telomeret.

Kjo është arsyeja përse fëmijët që rriten me prindër të depresionuar kanë nivele të larta kortzioli edhe nëse vetë nuk kanë probleme që lidhen me depresionin. Në studim janë përfshirë 48 nëna me fëmijët e tyre, të cilët u dërguan në laborator për të analizuar reagimet ndaj stresit. Studiuesit morën pështymën e fëmijëve për të matur nivelin e kortizolit.

Në përfundim u vu re se prania e kortizolit rritej përballë situatave të vështira emocionale. Kështu, kortizoli dëmton telomerët e për rrjedhojë dëmtohet edhe shëndeti i fëmijës. Megjithëse ky është një studim paraprak, këshillohet që problemet e shëndetit mendor të merren seriozisht e të trajtohen, pasi dëmtojnë jo vetëm ata që i vuajnë, por edhe të dashurit e tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit