Prishja e paktit bërthamor me Rusinë, Stoltenberg krah Trump-it: fajin e ka Rusia!

Mos i humb

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u pyet për të komentuar mbi shpalljen e vendimit të Uashingtonit për t’u tërhequr nga Marrëveshja për armët bërthamore me Rusinë, nënshkruar këtu e 30 vjet më parë, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e respektojnë plotësisht atë, por kjo nuk mund të jetë efektive nëse ajo Rusia vazhdon të shkelë.

“Kontrata e INF është shumë e rëndësishme, por nuk vlen nëse nuk është respektuar. SHBA respekton angazhimet e saj, por ato i shkel Rusia”, theksoi Jens Stoltenberg.

“Të gjithë aleatët pajtohen se SHBA-të po e respektojnë plotësisht marrëveshjen, por problem është sjellja ruse”, tha kreu i NATO-s në një konferencë shtypi.

Megjithatë, vendimi i presidentit amerikan nuk ka kaluar nga unanimiteti brenda Aleancës, pranoi Jens Stoltenberg. BE ka kërkuar që kjo marrëveshje e rëndësishme për sigurinë, nënshkruar në fund të viteve ‘80 nga Regan e Gorbaçoc, të ruhet.

Anëtarët e NATO-s refuzojnë vendosjen e armëve të reja bërthamore në Evropë, në përgjigje të kërcënimit të Rusisë, tha Stoltenberg, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump në forcimin e arsenalit amerikan.

Përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen të enjten në selinë e Aleancës në Bruksel për të diskutuar pasojat e mosmarrëveshjeve mes SHBA dhe Rusisë, tha ai në një takim me gazetarët.

“Ne nuk duam një luftë të re të ftohtë, nuk duam një garë të re armatimi”, tha Stoltenberg.

“Unë nuk besoj se anëtarët e NATO-s do të bien dakord për të vendosur më shumë armë bërthamore në Evropë për t’iu përgjigjur programit të ri të raketave ruse SSC-8” (i quajtur 9M729 në Rusi)”, konfirmoi ai.

Traktati INF i nënshkruar në vitin 1987 i dhafund krizën e viteve ’80 të shekullit të kaluar, e shkaktuar nga vendosja e raketave sovjetike SS-20 me koka bërthamore të synuara drejt kryeqyteteve perëndimore.

Në sajë të kësaj marrëveshjeje, gati 3,000 koka bërthamore dhe konvencionale u shkatërruan. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit