Prishtina sonte del nga karantina

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte kryeqytetit i hiqet masa e karantinimit.

Ai i ka lutur qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne.

Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”, ka shkruar Ahmeti.

Duhet kujtuar se Komuna e Prishtinës ishte shpallur zonë karantinë më 11 prill, pasi ishin paraqitur 20 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq vendimi erdhi pasi ditëve të fundit nuk kishte pasur raste të reja me coronavirus. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit