Prishtinë, protestojnë pronarët e kioskave

Mos i humb

Dhjetëra pronarë të kiosqeve të kryeqytetit të Kosovës kanë dalë në protestë të hënën për të kundërshtuar kriteret e vëna nga Komuna e Prishtinës të cilat ua pamundësojnë bërjen e biznesit kiosqeve ekzistuese.
Qytetarë të cilët kanë dalë me familjet e tyre para objektit të Komunës së Prishtinës, thanë se me kriteret e vëna për leje-qëndrimin e një kiosku në kryeqytet, atyre u bëhet e pamundur mbajtja e biznesit dhe mbesin pa punë.

Përfaqësuesi i bizneseve të vogla në Komunën e Prishtinës, Sabedin Hasani, tha se Komuna e Prishtinës me kriteret e rënda për kiosqet, po u jep përparësi bizneseve të mëdha.

“Na jemi shfrytëzues të kiosqeve që punojmë këtu tani e 20 vjet deri në 40 dhe kemi dalë këtu për të protestuar për të drejtat tona. Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs që është diskriminues për ne. Me një fjalë ajo neve na largon dhe u jep hapësirë bizneseve të mëdha”, tha Hasani.

Ai tregoi se deri me kriteret e reja të Komunës për kiosqet, rreth 70 persona mbesin pa punë.

Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila është opozitë në kryeqytet, Agim Gashi, tha se do të bëjnë përpjekje ta anulojnë këtë vendim nëpërmjet rrugëve demokratike.

Gashi, i cili doli për t’i përshëndetur protestuesit, tha se grupet parlamentare kanë shprehur interesim që në një seancë të jashtëzakonshme të shqyrtojnë anulimin e vendimit të komunës. “Ne do të bëjmë përpjekje për anulimin e këtij vendimi”, tha ai.

Në shpalljen e re për dhënien në shfrytëzim të kiosqeve, Komuna ka vendosur që ato t’i jap për ofertues të cilët në tri vjetët e fundit kanë pasur qarkullim prej 5 milionë euro. Ata që duan të bëhen pronar të tyre, gjithashtu duhet të kenë një rrjet tregtar prej më së paku 5 marketeve të shitjes me pakicë në territorin e Prishtinës.

E këto kritere sipas shfrytëzuesve janë diskriminuese dhe si të tilla janë të papranueshme për ta.

Për këtë arsye, protestuesit për disa herë me radhë po dalin në protestë, me kërkesë nga Asambleja Komunale e Prishtinës që të votojnë më shumicë të votave që shfrytëzuesve aktual t’u vazhdohet e drejta e shfrytëzimi te hapësirës nga 10 deri në 40 vjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit