Prishtinë, takim për reformën në administratën publike

Mos i humb

Sot në Prishtinë u mbajt takimi ndërministror për reformën në administratën publike, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një komunikatë nga zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se gjatë këtij takimi, kryeministri Haradinaj është shprehur se, “Reforma e Administratës Publike kërkon rolin dhe efektin e secilit prej nesh në bazë të përgjegjësive që kemi”.

Duke shtuar se hartimi i pakos legjislative, që pastaj i jep normë kësaj reforme, i jep siguri çdokujt në funksionim dhe njëkohësisht krijon edhe sigurinë buxhetore, Haradinaj ka thënë se, “Është një proces i madh, kompleks, por më vjen mirë që kemi filluar të definojmë qartë se çfarë përmban dhe si do të ndodhë reforma”.

Kurse ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, është shprehur se ky vit do të jetë vit i hapave të mëdha në fushën e administratës publike.

“Ministria e Administratës Publike, ashtu siç është zotuar, në muajin qershor të këtij viti do të përcjell në Qeveri pakon ligjore të tre ligjeve bazike të administratës publike, Ligjin për Pagat, Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Organizimin e Administratës Publike”, ka thënë ministri Jagxhilar.

Besnik Tahiri, koordinator për Reforma Shtetërore, gjatë takimit ka thënë se ekziston një vullnet i fortë politik për të përmbyllur një reformë e cila përfundimisht, sipas tij, do të normojë hierarkinë institucionale të institucioneve të Kosovës.

Kujtojmë se reforma e administratës publike është njëra prej shtyllave të Strategjisë së Zgjerimit të BE-së dhe një nga proceset kyçe për Agjendën Europiane të Kosovës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit