Pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, ja cila është arsyeja!

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës,Bejtush Gashi pritet të shkarkohet nga detyra gjatë ditës së sotme.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak orë deri në shkarkimin e ministrit Gashi.

Sipas të njëjtave burimeve shkarkimi i ministrit Gashit lidhet ngushtë me rastet e shumta të plaçkitjeve të cilat ndodhën në vend përgjatë kohëve të fundit.

Duhet shtuar se plaçkitjet kanë qenë në numër të madh, sidomos në filiale të ndryshme të bankave, të armatosura, të rrezikshme dhe me shumë dëme materiale për bizneset.

Ndryshe në muajin mars të këtij viti, kryeministri Ramush Haradinaj pati shkarkuar nga detyra ministrin e atëhershëm të Brendshëm, Flamur Sefaj.

Sefaj ishte shkarkuar pas aksionit të ndërmarrë lidhur me arrestimin e drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç. Kushdo që do të emërohet në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas Gashit, do të jetë ministri i tretë me radhë në kuadër të kësaj qeverie./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit