Pritet vendimi i ekspertëve të shëndetësisë dhe miratimi i protokollit të plazhit

Mos i humb

Kina miraton ligjin e ri të sigurisë për Hong Kongun

Në seancën përmbyllëse të Kongresit Popullor të Kinës, organi më i lartë legjislativ i Kinës, u miratua zyrtarisht drafti i legjislacionit të...

Xhumaja do të falet dy herë në ditë, hutbeja zgjat vetëm 10 minuta

Në kuadër të masave për tu mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar...

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Adhuruesve u lejohej të hynin në xhami, përveç xhamive në qytetin e shenjtë të Mekës, për namazin e sabahut, edhe atë me...

Nënshkruhet kontrata për helikopterët Black Hawk

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të...

Çelja e sezonit turistik do të varet nga përhapja e koronavirusit përgjatë lehtësimit të masave këto dy javë.

Nëse reagimi do të jetë pozitiv dhe numri i rasteve të reja me covid-19 do të jetë i pakët, atëherë sipas burimeve pranë Ministrisë së Turizmit, data e hapjes së sezonit do të jetë e afërt, mendohet në javën e parë te qershorit. Megjithatë, vendimi final do të jetë në dorën e Task Forcës së Shëndetësisë për koronavirusin.

Por sipërmarrësit turistikë kërkojnë që data përfundimtare të bëhet e ditur sa më parë, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten e të trajnojnë personelin.

Nga ana tjetër, draftprotokolli për masat anti-covid-19 pritet të ketë një version përfundimtar pas sugjerimeve të bizneseve turistike. Strukturat hoteliere rekomandojnë se nuk është e nevojshme që në listën e pajisjeve mbrojtëse të kenë gjendje veshje njëpërdorimshme me mëngë të gjata si të personelit mjekësor, pasi është shpenzim i tepërt. Si dhe kërkojnë që protokollit për pushimet verore deri në përfundim të covid-19 t’i shtohet një paragraf për guidën, vizitat në muze apo destinacione të tjera kulturore.

Pushimet verore që nuk do të jenë tradicionale, por sipas unionit turistik shqiptar nën një regjim ushtarak do të kenë edhe kosto shtesë pasi do të shtohet stafi dhe ndërkaq klientët do të jenë të reduktuar jo në kapacitetët e bizneseve për shkak të respektimit të distancës. Masat janë po aq te rrepta si në plazhe dhe në zonën e pishinave. Ambjentet duhet të dezinfektohen të paktën një herë në ditë, ndërsa shezlonet mëngjes, drekë dhe darkë. Distanca e shezloneve dyshe duhet të jetë minimalisht 2 metra nga një grup në tjetrin. Si dhe uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...