Prizren, ekspozohen fotografi të AA-së nga tentativa për grusht shteti në Turqi

Mos i humb

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të tretë të tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016 nga organizata terroriste FETO, që shënohet si “Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, në Prizren po qëndron e hapur një ekspozitë me fotografi të shkrepura nga Anadolu Agency (AA) gjatë natës së puçit të dështuar.

Konsullja e Përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, tha për AA se qëllimi i ekspozitës është të mos harrohen dhe të ndahen me kosovarët ngjarjet që ndodhën gjatë 15 korrikut.

“Kjo tentativë për grusht shteti u eliminua si rezutat i vullnetit dhe përpjekjes së treguar nga populli ynë pas thirrjes së presidentit. Turqia do ta vazhdojë në mënyrë të vendosur luftën kundër FETO-s”, tha Altunya.

Ajo theksoi se në përfaqësitë e Turqisë jashtë vendit shpjegohet mbi tentativën për grusht shteti dhe pasojat e saj, duke shtuar se zyrtarët dhe qytetarët e shteteve ku gjenden paralajmërohen se dëmet e shkaktuara në Turqi nga FETO mund të ndodhin edhe në shtetet ku ajo ka prani të fuqishme.

Ekspozita, e hapur në sallën e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre, do të jetë e hapur deri më 15 korrik.

Me rastin e aktiviteteve përkujtimore, më 14 korrik në Prishtinë do të shfaqet filmi dokumentar “The Network” nga ana e Shoqatës për Kulturë, Art dhe Sport “Gerçek”, kurse më 15 korrik do të mbahet ceremoni përkujtimore nga ana e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit