Procedohen penalisht 4 persona në Durrës shisnin telefona pa lincensa.

Mos i humb

Katër tregtarë në Durrës janë proceduar penalisht pasi shisnin telefona e aksesorë të tjerë pa licencë dhe dokumentacion përkatës.

A.B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, u kapën në lagjen 11 në Durrës, tek sheshi ‘’Pranvera’’ duke ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme dhe Policia u sekuestroi mallrat që shisnin.

Ndërkohë tashmë Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori në ngarkim të këtyre 4 tregtarëve për fshehje të ardhurash dhe mospagim i taksave dhe tatimeve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

A.B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

—Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

—Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

J.H., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Lonxa”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit