Prodhimet tona nuk po shiten”/ Lushnje, fermerët zënë rrugët

Mos i humb

Qindra fermerë të Lushnjes, Fierit dhe Beratit u mblodhën në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Savrës.

Ata protestuan për gjendjen e rëndë, që sipas tyre po kalon bujqësia shqiptare. Fermerët ankohen se prodhimet  në sera u mbetën pa shitur, sepse nuk ka treg, mungojnë subvencionet dhe çmimi i karburantit për mjetet bujqësore është i shtrenjtë. Kryetari i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka  thotë se kërkojnë dialog me qeverinë.

“Pikat që fermerët i kanë paraqitur qeverisë janë ngritja e një laboratori për tokën dhe produktet bujqësore, subvensionimi 100 lekë për litër i qumështit, rregullimi i TVSH-së, shërbimi i agronomisë dhe orientimi i fermerëve, rregullimi me ligje për të marrë fatura nga tregtarë dhe rimbursimi në fatkeqësi natyrore.”

Në fund të protestës, fermerët derdhën qumështin dhe hodhën produktet bujqësore në rrugë. Marshimi i tyre  për të bllokuar autostradën  Lushnje-Fier  u pengua nga efektivët e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit