Produkti serb me “Kosovë e Metohi” importohet nga kompania kosovare

Mos i humb

Në tregun vendor mund të gjesh produkte, në deklaracionin e të cilave shkruan “Kosovo i Metohija”. Produkti në fjalë është detergjent për gardërobë dhe në treg del me disa lloje. Kompania prodhuese e detergjentit është nga shteti i Serbisë, ndërsa kompania importuese është kosovare.

Disa nga konsumatorët tregojnë se gjatë blerjes së produkteve kujdesen për vendin e origjinës, ndërsa disa të tjerë vetëm për datën e skadimit. Në Ministrinë e Tregtisë, zëdhënësi Elhami Ismajli ka treguar se, pas njoftimit nga KTV-ja, kompanisë importuese dhe bizneseve u janë dërguar inspektorët. Por, Ismajli nuk ka treguar nëse inspektorët e tregut kanë hasur më herët në treg produkte në deklaracionin e të cilave prodhuesit i drejtohen Kosovës si pjesë e Metohisë.

E njëjta formë e dedikimit nuk është shkruar edhe në dokumentet që paraqiten në Doganën e Kosovës. Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, ka treguar se ka raste kur, gjatë procesit të importit, në dokumentet e produkteve shkruhet “Kosovë dhe Metohi”, apo rezoluta 1244, por që janë të rralla. Kompanitë që kanë përdorur këto terme nëpër dokumente janë me prejardhje nga Serbia, Bosnjë e Hecegovina dhe Greqia. Berisha tregon se nuk është përgjegjësi e doganës kontrolli i deklaracioneve, në rast se produktet janë të mbyllura gjatë paketimit.

Kjo formë e deklaracionit bie në kundërshtim direkt me kushtetutën e vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit