Programi i Google që do të mbrojë politikanët Europianë!

Mos i humb

Organizata politike në Europë tashmë do të marrin mbrojtje falas nga sulmet në ueb.

Këtë mbrojtje do tja ofrojë inkubatori i sigurisë kibernetike të Google, Jigsaw me Project Shield.

Ky mjet është përdorur për të mbrojtur operacionet politike dhe uebsajtet të cilat mund të nxirren offline nga një sulm DDoS.

Teknologjia më parë ishte ofruar për fushatat elektorale në SHBA. Qëllimi kryesor është të mbrojë uebsajtet që kanë informacione vitale.

Ato mund të jenë uebsajte të gazetarëve, grupeve të të drejtave të njeriut dhe shërbimeve për monitorimin e zgjedhjeve.

Një sulm DdoS mund ti nxjerrë nga funksioni këto sajte dhe shërbime me trafik i cili rëndon serverët dhe i nxjerr offline.

Mbrojtja e Project Shield vjen në një kohë kur Bashkimi Europian përballet me një periudhë zgjedhjes parlamentare. Ato rrezikohen nga hakerët Rusë. /PCWorld Albanian

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit