Programi IPARD, Peleshi: Proces transparent për të çuar mbeshtetjen atje ku duhet

Mos i humb

 

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka zhvilluar sot një takim në fshatin Laknas, të qarkut të Tiranës, për të informuar fermerët dhe për t’u ofruar asistencën e duhur për skemat e programit IPARD.

 Siç është njoftuar dhe më parë çelja e “Thirrjes së parë” për aplikime për financime, subvencione dhe grante që ky program do të japë për bujqësinë shqiptare, do të bëhet në fillim të muajit Maji.

Gjatë takimit ku ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave anëtare të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, ministri Peleshi u shpreh se promovimi i këtij programi është një proces, që kërkon në radhë të parë një punë të detajuar sqaruese, që duhet bërë mundësisht personalisht, me të gjithë ata që janë të interesuar, me qëllim kthimin e besimit për të gjithë aktorët pjesëmarrës për aplikimet dhe përfitimet nga këto skema.

Më tej z. Peleshi është shprehur se një rëndësi e veçantë i është dhënë transparencës me të cilën do zhvillohet ky proçes, i cili do të vazhdojë të jetë i tillë dhe gjatë vlerësimit dhe përzgjedhjes së fituesve.

“Paratë janë, por na duhet t’i çojmë tek përfituesit. Rruga nga dëshira dhe deri tek përfitimi, kalon së pari, nga qartësimi i idesë, pastaj kthimi i kësaj ideje në projekt, pastaj plotësimi i projektit me gjithë të dhënat që kërkon programi i IPARD-it, aplikimi dhe padyshim, pastaj procesi i vlerësimit. Është detyra jonë, që të jetë edhe më transparent edhe më i shpejtë, edhe më i mbrojtur nga fenomenet, të cilat nuk kanë munguar në të kaluarën. Unë besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, madje në skemën kombëtare, që tani është akoma në proces, mbyllen në datën 27 prill aplikimet për skemën kombëtare të granteve dhe subvencioneve, ne e çuam në zero burokracinë, për subvencionet, për pagesat direkte”, u shpreh ai.

Duke përfituar nga ky takim, ministri Peleshi ka bërë të njohur dhe incentivën që pritet të miratohet për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duke i përjashtuar nga TVSH-ja, e njëjta praktikë ndiqet dhe për fermerët e vegjël.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit