Projektligji për avokatinë/ Përjashtimi i të shkarkuarve nga vettingu, ndesh me vendimin e kushtetueses

Mos i humb

Parlamenti shqiptar duket se e ka hedhur hapin e parë për të përjashtuar jo vetëm nga sistemi i drejtësisë, por edhe nga e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit, gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë procesin e vetingut.

Mazhoranca e votoi në parim projektligjin, ku ishte shtuar një amendament në nenin 13, i cili përcakton që nuk mund të ushtrojnë funksionin e avokatit, ata persona që janë shkarkuar nga funksioni publik për arsye të integritetit etik me vendim të organit kompetent.

Ky amendament bie në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të viti 1993, që është marrë me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në atë kohë socialistët ankimonin ligjin për profesionin e avokatit, i cili përjashtonte nga ky profesion juristët që kishin punuar gjatë kohës së monizmit.

Dhe në këtë vendim Gjykata Kushtetuese është shprehur se avokati është një profesion i lirë dhe heqja e së drejtës së profesionit bëhet me vendim gjykate të formës së prerë dhe jo përgjithmonë, por me një afat maksimal deri në 5 vjet.

Me sa duket edhe vetë mazhoranca e ka kuptuar që amendamenti i shtuar direkt në seancë ku votohej ligji, pa u diskutuar më parë në komisionin e ligjeve, është në kundërshtim me kushtetutën.

Në kushtet kur aktualisht vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, që mund të shprehet, burime nga mazhoranca bëjnë teëditur se do t’i drejtohen për mendim Komisionit të Venecias.

Nga ana tjetër edhe shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve është kundër këtij amendamenti që ndalon në mënyrë arbitrare ushtrimin e funksionit të avokatit edhe nëse mazhoranca nuk do të presë mendimin e Komisionit të Venecias dhe do ta votojë nen për nen projektligjin për profesionin e avokatit në shtator, pritet të ndërmarrin hapa ligjorë për ta kundërshtuar atë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit