Projektligji që do ta shfuqizojë vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave në Qeveri

Mos i humb

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave për vartësit e tij është i vlefshëm vetëm deri në qershor të këtij viti, ngase Ministria e Administratës Publike ka hartuar koncept dokumentin e ligjit për nivelizimin e pagave.

Ministri i MAP, Mahir Yahgcilar dhe përfaqësues të Institutit GAP pohojnë se projektligji që është kërkesë e Komisionit Evropian për nivelizimin e pagave në sektorin publik do ta shfuqizojë vendimin e kryeministrit për rritjen e pagës së tij nga 1.500 në 2.950 euro.

“Mundet me ndodhë, sepse ligji kur aprovohet atëherë është një ligj i cili vlen. Se a ka me mbetur i njëjti raport apo të ndryshohet ai raport(vendim), tek gjatë punimeve, gjatë hartimit dhe kur propozohet projektligji për Qeverinë do të dihet ndikimi në vlerën financiare pozita përkatëse”, ka thënë ministri Yagcilar.

Ministri Yagcilar për KosovaPress ka thënë se do të jetë për herë të parë një ligj i cili rregullon të gjitha pozitat sa i përket pagave për të gjithë sektorët.

Sipas tij, paga më e lartë do të jetë ajo për Presidentin e shtetit, dhe paga më e ulët do të jetë 232 euro.

Yagcilar nuk deklaroi se sa do të jetë paga e presidentit, sepse sipas tij, nuk është definuar ende.

“Do të rregullohet edhe raporti midis pagës minimale dhe pagës maksimale në Republikën e Kosovës, duke filluar prej pozitës më të ulët deri te pozita më lartë, pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Në ligj do të bëhet rregullimi i raporteve, duke filluar prej koficionetit numër 1 e deri 10 ose 12, pastaj do të bëhen kalkulimet dhe renditja e të gjitha pozitave të cilat ekzistojnë në fusha të ndryshme… Në këtë moment sa i përket administratës publike dhe sektorit publik, paga më e ulët është 232 euro dhe vazhdohet me pagat më të larta që kanë disa krerë të institucioneve”, ka thënë ministri Yagcilar.

Analisti i politikave në Institutin GAP, Visar Rushiti, ka thënë për KosovaPress se Qeveria sa më parë duhet me proceduar me një ligj për nivelizimin e pagave për ta ruajtur parimin “Pagë e njëjtë për punë të njëjtë”.

Ai theksoi se si institut GAP kanë marrë pjesë në diskutime publike për koncept-dokument dhe presin që sipas planeve të vetë Ministrisë për Administratën Publike, projektligji për pagat në sektorin publik, së bashku me dy ligjet tjera që janë esenciale për tërë reformën dhe administratën publike, të dërgohen për miratim në Qeveri në qershor dhe pastaj të dërgohen si pako për miratim në Kuvend.

Rushiti: Projektligji për pagat rrëzon vendimin e Haradinajt

“Sa i përket vendimit të mëhershëm të Qeverisë për pagat, janë rritur pagat kryesisht në zyre të kryeministrit ku janë prekur një numër i stafit politik dhe pastaj edhe disa shërbyes civil. Ne mendojmë se projektligji për pagat duhet ta rrëzojë vendimin, sepse edhe ashtu ligji është më i madh në hierarkinë e dokumenteve sesa vendimi dhe vendimi pikërisht është ky vendim i cili e prishë nivelizimin e pagave që synon vetë Qeveria ta ndërtojë si logjikë dhe si koncept përmes ligjit për pagat, domethënë duhet të ketë pozita që janë të njëjta me punë të njëjtë, duhet ta kenë në pagë të njëjtë. Kurse vendimi e bën

Ndonëse, ky projektligj për pagat, sipas ministrit Mahir Yagcilar nuk vlen edhe për ndërmarrjet publike, ose për tri top pagat më të larta në Kosovë, ajo e drejtorit të Trustit, Adrian Zalli, rreth 6 mijë euro në muaj, paga e drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, që merr pagë 5 mijë e 200 euro në muaj, si dhe paga e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, prej 4 mijë e 328 euro në muaj.

Ministri Yagcilar ka thënë se ekziston mundësia të krijohet një harmonizim dhe një krahasim me pagat nga buxheti me ato në ndërmarrjet publike.

“Sa i përket ndërmarrjeve publike, ju e dini që këto janë duke realizuar pagat jashtë buxhetit të Republikës së Kosovës, në qoftë se kërkohet mund të krijohet një ndërlidhje… Edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të jetë brenda ligjit për pagat, Trusti janë jashtë buxhetit, BQK dhe PTK janë lidhur me ligjin për ndërmarrjet”, ka thënë ministri Yagcilar, shkruan Kosovapress. Visar Rushiti ka thënë se për nivelizimin e pagave, njësoj duhet të ndodhë edhe për ndërmarrjet publike dhe te agjencive të pavarura, sepse pagat në Trust dhe në Telekom të Kosovës nuk janë të arsyeshme.

“Jo nuk janë pagat e arsyeshme, nuk ka pagë të arsyeshme e cila mund të jetë 5 mijë euro, ose 3 mijë euro… Ajo që është sot në Kosovë, është rezultat dhe pasojë e vendimeve individuale të institucioneve individualisht. Unë e kam për shembull një pavarësi menaxheriale, ose një pavarësi të vendosjeve të pagave në institucionin tim dhe marrë vendim për rritjen e pagave sipas dëshirës dhe sipas qefit tonë dhe sipas një mundësie buxhetore dhe financiare që e kemi si organizatë buxhetore, po e zëmë sikur të ishim pjesë e një sektori publik. Mirëpo kjo nuk duhet të jetë kështu: pagat duhet të vendosen për gjithë pozitën në sektorin publik në mënyrë të centralizuar dhe gjithë kjo duhet të ndiqet e jo të lihet në dëshirën e institucioneve veç e veç e të vendosin në pagë”, ka thënë Rushiti.

Ndërsa, për krijimin e ligjit të pagave në sektorin publik, është edhe një kërkesë për reforma në administratën publik nga Komisioni Europian./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit