Prokuroja e Apelit Shkodër në KPK, nuk ka fshehur pasuri

Mos i humb

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani.

Trupa gjyqësore përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Pamela Qirko. Sipas kryesueses, Genta Tafa, prokurorja ka bërë deklarim të rregullt, dhe ILDKPI ka thënë se nuk ka fshehur pasuri.

“KPK nuk është i detyruar të ndjekë konkluzionet e organeve të tjera, dhe kreu hetim të thellë”, tha Tafa. Hetimi u bazua në burimin e disa pasurive: një apartament në Tiranë, shtëpi banimi në Shëngjin, paguar në 2010, një automjet Land Cruiser me vlerë 19.500 euro. Komisioni analizoi provat e dorëzuara nga vetë subjekti në përgjigje të pyetësorëve.

Nikëhasani është edhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë,mes 19 kandidatëve të tjerë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit