Prokurori i antimafias italiane jep detaje për “Los Biancos”: U shpërbë “kupola” shqiptare e kokainës. Kishin krijuar “markën” e tyre, e stamponin…

Mos i humb

Operacioni i finalizuar ditën e djeshme “Los Blancos” ku u godit karteli më i madh shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës u shtri në disa vende të botës, ku ishin edhe celulat e kartelit. Vëmendje të madhe ky operacion pati edhe në Itali, si një nga vendet ku trafikantët shqiptarë kishin hedhur rrënjët e tyre.

Ndërsa Prokuroria e Firences pati rol parësor në këtë operacionin, në një konferencë në gjykatën e Fierencës, prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho dha detaje për kartelin.

“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu konstatuan ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho, gjatë një konference shtypi në Gjykatën e Firences, për të ilustruar rezultatet e operacionit të gjerë.

“Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka provuar rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës – shpjegoi prokurori kombëtar i Antimafias duke theksuar se sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare, të cilat kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut ”.

Organizatat kriminale shqiptare, vazhdoi Cafiero de Raho, “veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar ikjen dhe ardhjen e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antwerp dhe Roterdam”.

Kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre “Bello” e cila u stampua në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë. “Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u arrrit të zbulohet në pesë vite hetim”,- theksoi Cafiero de Raho.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit