Prokurori italian i anti-mafias: Grupet shqiptare të lidhur me Ndragheta dhe kartelet kolumbiane

Mos i humb

Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, prej vitit 1989 punon e jeton çdo ditë, nën mbrojtjen e një skuadre policore të vendosur nga shtetit pas një sërë kërcënimesh për jetën e atentateve të mbetura në tentativë nga klanet mafioze ndrangetiste. Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Rtv Ora në Romë Alba Kepi, Grateri thotë se mafia shqiptare po fuqizohet gjithnjë e më tepër.

Prokuror sot një vit më parë në intervistën e bërë për RTV Ora ju informuat mbi rrezikshmënrinë e fuqizimit të mafias shqiptare në Europë e në botë. Si paraqiteti kjo situatë sot një vit më pas?

Prokurori Nicola Gratteri: Në krahasim me një vit më parë Mafia shqiptare në Itali është aktualisht më e pranishme në trafikun e drogës. Po bëhet përherë e më shumë një mafie e zhvilluar dhe e rëndësishme, pasi arrin të manovrojë sasi të mëdha kokaine e veçanërisht heroine. Pa harruar dhe marijuanën. Shumë herë këtë vit kemi vënë nën hetim shqiptarë që organizonin trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali. Madje pak javë më parë gjatë një operacioni në kanalin e Otrantos sekuestruam rreth 6 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit.

Pra trafiku i marujunës nga Shqipëria në Itali vazhdon të kryhet përsëri me të njëjtat rrugë?

Prokurori Nicola Gratteri: Trafikantët shqiptarë përdorin dy rrygë kryesore, ajo e kanalit të Otrantos e cila është largësia më e afërt detare mes dy vendeve dhe rruga tokësore përmes territorit të ish-Jugosllavisë duke hyrë në Itali përmes kufirit verior.

Konfirmohet gjithashtu bashkëpunimi i krimit të organizuar shqiptar me mafian italiane?

Prokurori Nicola Gratteri: Lidhjet e bashkëpunimi i tyre vazhdon. Ndrangheta ble nga mafia shqiptare marijuanë, e studimet e analizat e kryera nga ne, tregojnë se gjatë viteve të fundit kemi një shtim të prodhimit të marijuanës në Shqipëri, gjë që sjell uljen e çmimit të saj. Si rrjedhojë Ndrangheta përveç kultivimi ilegal të marijuanës në territorin e saj në Aspromonte (Calabria) blen me çmim mjaft të lirë dhe marijuanën shqiptare. Mafia ndraghetiste e territorit të Vibo Valentias apo e provincës së Crotones, që janë klane mafioze mjaft të fuqishme, të konsideruara të serisë A, blejnë marijuanën shqiptare.

Ju flisni për trafikun e marijuanës por operacionet e fundit të antimafias italiane shfaqin se alarmi kryesor në aktivitetetin e trafiqeve ilegale të kriminalitetit shqiptar është kokainë?

Prokurori Nicola Gratteri: Po. Mafia shqiptare është ngritur në nivel më të lartë. Mafian shqiptare e gjejmë gjithnjë e më të pranishme në Holandë në trafikun e kokainës e kemi gjetur përfaqësues të mafias shqiptare dhe në Kolumbi, në Amerikën e Jugut, duke organizuar blerjen e drejtpërdrejtë të sasive të kokainës për t’i trafikuar më pas në Europë.

E në aktivitetin e trafikut të drogës, kriminaliteti shqiptar vepron si një mafia apo konsiderohet ende një grupim kriminal i strukturuar?

Prokurori Nicola Gratteri: Në menaxhimin e trafikut të drogës kriminaliteti shqiptar është më korrekt të quhet krim i organizuar. Mund ta përkufizojmë mafia brenda territorit shqiptar. Për të ekzistuar mafia ka nevojë për konsesusin popullor, ka nevojë për territorin për të ndërvepruar me popullin.

Po flasin për lidhjet e kriminalitetit shqiptar sidomos me mafian kalabreze, por siç njihet aktiviteti i tyre shfaqet majft preokupues jo vetëm në jug të Italisë por dhe në veri…

Prokurori Nicola Gratteri: Mbi të gjitha në veri të Italisë e të Europës. Në jug kryehen blerje.shitjtet e drogës e shqiptarët janë pozicionuar kryesisht në veri e qëndër të Europës.

Përgjatë këtij viti Kryeprokurori i përgjitshëm italian Frederico Calfiero De Rajao ka zhvilluar disa vizita në Tiranë. Si po ecën bashkëpunimi juaj me autoritetet shqiptare në parandalimin e trafiqeve ilegale?

Prokurori Nicola Gratteri: Dhe unë kam qënë disa herë në Shqipëri kemi biseduar me to. Por unë mendoj se në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryhesh hetime të forta e vendimtare.

Po më flisnin për një korrupsion të lidhur me politikën?

Prokurori Nicola Gratteri: Jo ka të bëj me aparatin e administratës publike që ka raste që hyjnë e ia dalin të penetrojnë dhe në institucionet gjyqësore. E këtë gjë e referojnë dhe persona që kanë pasur të bëjnë me Shqipërinë.

Mafia e ekonomia. A ka mundur kriminaliteti shqiptar të penetrojë në ekonominë italiane?

Prokurori Nicola Gratteri: Deri tani nuk më rezulton një gjë e tillë. Përveç grabitjeve në vila e grabitjeve të TIR. Aktiviteti më i rëndësishëm i tyre në Itali është shitja e drogës e me paratë e fituara më pas shkojnë në Shqipëri e ndërtojnë kështjella. Për momentin në Shqipëri masat parandaluese nuk janë si në Itali. Është e vështirë ti sekuestrosh të mirat materiale mafiozëve të vëna në rrugë të paligjshme. Në Shqipëri është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë.

Pra duhet një normativë më e fortë ligjore?

Prokurori Nicola Gratteri: Duhet një revolucion në planin normativ, si përshembull të kopjojnë sistemin gjyqësor italian e ta aplikojnë në Shqipëri. /RTV Ora

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit