Prokuroria e Egjiptit: Sulmi ndaj xhamisë është kryer nga DEASH-i

Mos i humb

Numri i të vdekurve në sulmin ndaj xhamisë në Al-Arish, në pjesën veriore të Sinait në Egjipt, ka arritur në 305 persona kurse sulmi është kryer nga terroristët e DEASH-it.

Prokuroria e Egjiptit përmes një deklarate konfirmoi se sulmin e kanë kryer pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH dhe se në sulm kanë marrë pjesë 25-30 terroristë.

“Të pranishmit gjatë hutbes në xhami vërejtën midis 25 dhe 30 persona që mbanin simbolet e DEASH-it dhe thërrisnin slogane terroriste. Pas kësaj, terroristët që u vendosën në hyrje të xhamisë dhe 12 dritaret e saj hapën zjarr mbi besimtarët. Sipas informacioneve të fundit, 305 persona u vranë, duke përfshirë 27 fëmijë. Të paktën 128 persona u plagosën”, thuhet në deklaratë.

Thuhet gjithashtu se terroristët arritën në xhami me pesë automjete, kurse gjatë sulmit ata i vunë flakën një makine. Ata pastaj u përpoqën të parandalojnë makinat e emërgjencës në rrugën për atje.

Xhamia në të cilën ndodhi sulmi i përket tarikatit dhe ndodhet 20 kilometra në lindje të qytetit Al-Arish./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit