Prokuroria Speciale po e heton kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin

Mos i humb

I sapo ardhuri si kryetar i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti po hetohet nga Prokuroria e Shtetit për punësime partiake në Komunën e Prishtinës, gjatë mandatit të tij të parë, të militantëve të VV- së pjesë e së cilës ishte deri përpara 3 muajve.

​Hetimin ndaj Ahmetit e ka konfirmuar për Gazetën Express, zyra për informim e Prokurorisë së Shtetit.

“Rasti i Shpend Ahmeti lidhur me punësimet  në Komunën e Prishtinës, është në fazën e hetimeve preliminare”, ka thënë të premten zëdhënësi Ekrem Lutfiu.

Hetimin po e zhvillon Prokuroria Speciale, pas disa kallëzimeve penale që kanë deponuar në këtë prokurori kundërshtarët politikw të Ahmetit, vitin e shkuar.

Gazeta Express merr vesh se Ahmeti si kryetar i Prishtinës, po dyshohet se ka shkelur ligjin duke punësuar me kontrata mbi vepër dhjetëra militantë partiakë të VV- së, pjesë e së cilës ka qenë deri në janar të këtij viti.

Megjithatë, PDK- ja, që në gusht të vitit 2017 deponoi në Prokurori të Shtetit kallëzimet penale ndaj qeverisjes së atëhershme Ahmetit dhe VV- së në Prishtinë pretendonin se deri në 500 ka shkuar numri i të punësuarve kundërligjshëm nga kryetari i Prishtinës, që vetëm pak muaj më pas fitoi mandatin e dytë në krye të kryeqytetit.

Pagat mujore me të cilët dyshohet se janë paguar këtë militantë të VV- së, nga Ahmeti si kryetar i Komunës së Prishtinës, kanë variuar nga 250 Euro deri në afro 500 sosh, në muaj.

Prokuroria e Shtetit të premten nuk ka treguar për Express nëse Ahmeti është i vetmi subjekt i hetimit në fjalë. Sikurse, të njëjtit nuk kanë treguar nëse kryetari i Prishtinës të jetë intervistuar deri më tani për dyshimet e prokurorisë.

Shpend Ahmeti, në fund të vitit të shkuar ka fituar mandatin e dytë në krye të Prishtinës, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm pak muaj më pas, në fillim të këtij viti, Ahmeti u largua nga kjo lëvizje, me ardhjen në krye të saj të Albin Kurtit, pas përplasjeve që çuan në ndarje të kësaj partie politike.

Të mërkurën, Ahmeti u zgjodh kryetar i PSD- së, pasi ai dhe një grup ish-deputetësh të VV- së aderuan në partinë socialdemokrate të Kaqusha Jasharit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit