Prokuroria turke urdhër për arrestimin e 72 kolonelëve

Mos i humb

 

 

 Prokuroria shtetërore në Ankara ka lëshuar urdhërarrest për 72 kolonelë të forcave turke të sigurisë, përfshirë edhe 25 aktivë, për të cilët është vërtetuar se ndërlidhen me organizatën terroriste FETO, e cila më 15 korrik të vitit 2016 kreu tentativën për grusht shteti në Turqi.

Në njoftimin e prokurorisë theksohet se hetimi ka zbuluar se të dyshuarit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me krerët e terroristëve të FETO-s dhe se ata komunikonin me sistemet dhe telefonat e koduar.

Duke vepruar sipas urdhrave të prokurorisë, policia turke nisi një operacion në 15 provinca këtë mëngjes për të arrestuar 72 kolonelë të dyshuar.

Ndër të dyshuarit janë 25 kolonelë në shërbimin aktiv në forcat tokësore të ushtrisë turke dhe 47 kolonelë të cilët më parë u pezulluan për shkak të dyshimit për lidhje me rrjetin terrorist FETO.

Deri në kohën e lëshimit të njoftimit, 46 të dyshuar u sollën në stacionin policor dhe operacioni i arrestimit ende vazhdon.

Organizata terroriste FETO në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi të infiltrojë anëtarët e saj në institucionet e sigurisë të Turqisë, në mënyrë që të forcojë në masë të madhe piramidat e saj paralele brenda këtyre institucioneve në vitet 1980 dhe më në fund, më 15 korrik të vitit 2016, të kryejë tentimin e pasuksesshëm për një grusht shteti ushtarak që synonte shkatërrimin e rendit kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi janë vrarë së paku 250 persona, ndërsa plagosur 2.200 të tjerë. Institucionet kompetente turke ngritën luftë të gjerë kundër kësaj organizate terroriste në krye me Fetullah Gulen./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit