Prokuroria zvicerane kërkon 4.5 vjet burg për shqiptaren, keqpërdori ndihmën sociale

Mos i humb

Prokuroria zvicerane kërkon të dënojë një shfrytëzuese të ndihmës sociale me 4.5 vjet burg. Kjo ngjarje e ndodhur në St. Galler Rheintal, e akuzon shqiptaren Miradije F. (49) se nga shkurti 2003 ka shfrytëzuar me pa të drejtë 688 mijë franga (duke përfshirë edhe shtesat fëmijërore) vetëm duke u shtyrë si e sëmurë, shkruan blick.ch, përcjell botasot.info.

E sëmurë psiqike, megjithatë shumë aktive

Në deklaratën për Blick, Miradije hedh poshtë gjithçka nga akuzat e Prokurorisë.

“Këto akuza janë të rënda. Me të vërtetë nuk jam simulante,” tha ajo, përcjell botasot.info. “Unë mbase kam bërë ndonjë telefonatë nga biznesi i burrit tim, por ama kjo nuk është punë.”

Ajo ankohet se ka dhimbje në kokë, shpinë, qafë dhe se vërtet nuk mund të punojë.

Megjithatë 49 vjeçaren nga Kosova e kanë ankimuar edhe disa dëshmitarë të tjerë si F. D.* (60), duke theksuar se “Miradije ka qenë ndërmjetësise në punë dhe shumë kolegiale.”

Gjithashtu edhe dëshmitari R. S. (49) nga Berneck SG pretendon se Miradija ka punuar dhe se nuk e ka “ditur se është shfrytëzuese e ndihmës sociale”.

Një akuzë kontestuese janë edhe pushimet e çiftit shqiptar në Maldive, Dubai dhe Kroaci. Ata theksojnse se “këto udhëtime janë paguar nga paratë tona.”

Tashmë për çiftin në fjalë do vendosë Gjykata – ku dënimi maksimal mund të jetë 4.5 vjet burg për gruan dhe 2 vjet heqje lirie me kusht për burrin si dhe dëbim nga vendi për gjashtë vjet./
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit