Propozuesi i ndarjes së Kosovës mohon se po bisedohet për këmbim territoresh

Mos i humb

Zv/kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç, lidhur me informatat se po zhvillohen bisedime mes Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës për këmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, thotë se ato janë krejt të pavërteta dhe se bëhet fjalë thjesht për spekulime.

“Këto janë (…) vetëm spekulime. Ju e dini se edhe unë dikur e propozoja si mundësi ndarjen e Kosovës. Më me rëndësi është të vazhdohet dialogu i Brukselit, por edhe që sa më parë të zbulohen vrasësit e Oliver Ivanoviçit”, ka thënë Daçiq në intervistën për numrin e sotëm të gazetës “Kurir” të Beogradit.

Lidhur me takimin e tij me sekretarin shtetëror të SHBA-ve Rex Tillerson, Daçiç tha se Serbia kurrë më parë s’ka qenë në pozitë më të volitshme sa i përket politikës së jashtme.

“Kontaktet personale janë gjithmonë të rëndësishme në politikën ndërkombëtare, e ajo që ne e arritëm është se Serbia kurrë s’ka pasur pozitë më të mirë në politikën e jashtme, përkundër sfidave të shumta”, tha Daçiç.

Ai e vlerësoi si të dobishme vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kroaci, duke theksuar se me këtë Serbia është e gatshme të bisedojë dhe se dy vendet fqinje, përkundër qëndrimeve të kundërta për çështje të caktuara, patjetër duhet të bashkëpunojnë dhe të arrijnë marrëveshje, përcejll Expressi. Daçiq, i cili është i njohur për deklaratat fyese dhe provokative, sidomos ndaj Kroacisë, Kosovës dhe Bosnjës, por edhe ndaj Maqedonisë, SHBA-ve dhe disa shteteve tjera, premtoi se do ta respektojë premtimin e presidentit serb Vuçiq se 100 ditë s’do të flitet asgjë kundër shtetit dhe popullit kroat./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit