Protesta, Lleshaj: Policia në shënjestër, keqardhje për opozitën

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas përfundimit të protestës së opozitës. Përmes një postimi në Tëitter, Lleshaj shprehet se policia e shtetit u vu në qendër të dhunës  që synonte Kuvendin e Shqipërisë.

Ministri Lleshaj nuk kursen edhe komentet për opozitën, e cila organizoi protestën sot, ndërsa shprehet se ndjen keqardhje për degradimin e opozitës.

“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj në Twitter.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit