Protesta në Francë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Mos i humb

Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa 47 të tjerë janë lënduar gjatë protestave në Francë, të organizuara në shenjë pakënaqësie për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, konfirmohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata theksuan se tre persona morën lëndime të rënda trupore. Nga Ministria konfirmuan se janë arrestuar 24 persona, ndërsa 17 janë mbajtur për marrje në pyetje.

Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, qytetarët në mbarë Francën bllokuan rrugët, urat dhe pikat pagesore. Në vazhdim është hetimi mbi vdekjen e një protestuesi të cilin e shtypi një shofer, i cili ishte në panik meqë hasi në mes të protestave./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit