Protesta në Suedi për shkeljen e të drejtave të njeriut mbi ujgurët

Mos i humb

Në Suedi u organizuan protesta për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në rajonin autonom ujgur Xinjiang, në Kinë.

Protestat u organizuan nën sloganin “Bëhu zëri i të shtypurve, liri për turqit ujgur”, mbështetur nga një varg organizatash joqeveritare.

Në kopshtin Humlegarden, u mblodhën rreth 300 persona, ndërsa sloganet e tyre ishin “Liri Turkestanit”, “Liri ujgurëve”, “Mbyllni kampet”.

Marshi protestues u organizua deri në Ambasadën e Kinës në Stokholm, ndërsa demonstruesit kërkuan të mbyllen kampet në Xinjiang të Kinës.

Adem Galip,para organizatorëve, tha se turqit ujgurë urgjentisht u nevojitet ndihmë

“U bëjmë thirrje të gjithë organizatave ndërkombëtare, fillimisht Kombeve të Bashkuara (OKB) që të ushtrojnë presion ndaj Kinës”, tha Galip.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit