Protesta në universitete, ngujohen edhe studentët e Mjekësisë

Mos i humb

Studentët vijojnë ngujimin në mjediset e fakulteteve të Ekonomikut, Juridikut dhe Inxhinierisë dhe që prej mbrëmjes së djeshme edhe te Mjekësia.

Ata thonë se nuk ndalen në protestën e tyre deri në plotësimin e kërkesave.

“Mbrëmë kemi nisur ngujimin. Kaluam një natë të qetë, pa probleme. Vendimet mbi fundin e bojkotit e merr shumica”, thotë një student.

Ndërsa një studente tregoi komunikimin që kanë pasur me kryeministrin Edi Rama.

“I dërguam një video ku i thonim se nëse nuk i plotëson kërkesat tona, nuk kemi për t’u parë më bashkë, pasi Gjermania po na pret. Kryeministri na tha se nuk dinim se çfarë kërkonim”, u shpreh studentja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit