Protesta nesër, Sali Berisha: Rikthehet uragani studentor

Mos i humb

Studentët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë para godinës së ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Ata kanë njoftuar se  përmes protestës do t’i kërkojnë llogari kryeministrit Edi Rama për disa premtime , të cilat sipas tyre, nuk janë përmbushur nga qeveria.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një shënim në “Facebook” shkruan se ditën e nesërme do të rikthehet sërish uraganin studentor nga e gjithë Shqipëria për të t’i kërkuar shpjegime kryeministrit Rama.

Ai premtimet e kryeministrit Rama për studentët i quan thjesht mashtrime.

“Rikthehet fuqishem Uragani Studentor! Neser ne ora 12:00 studentet nga gjithe Shqiperia protestojne para Ministrise se Arsimit kunder marshtrimeve te Edvinit dhe kakistokracise se tij. sb”-shkruan Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit